Përgjaken rrugët pas përleshjes së tifozërive të Napolit dhe Cyrihut (VIDEO)

Fitorja që Napoli mori mbrëmë në kuadër të ndeshjes së 1/16 së finales në Liga Europa përballë Cyrihut në udhëtim, është zbehur disi duke qenë se në rrugët e qytetit zviceran ka pasur një sherr masiv mes dy tifozërive.

Ka qenë një gazetar italian, ai i cili ka arritur të kapë disa foto dhe video nga momenti i sherrit masiv në rrugët e Cyrihut, ku shumë tifozë kanë marrë plagë në trup.

Dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe vetë gazetari raportojnë se është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, por këta të fundit kanë ardhur shumë vonë, vetëm atëherë kur sherri kishte marrë përmasa të mëdha. Sherret në ndeshje të tilla në Europë, janë të shpeshta ku vetëm pak kohë më parë, ishin tifozët e Lacios ata të cilët shkaktuan trazira në ndeshjen ndaj skuadrës gjermane të Ajntraht Frankfurtit.

Rasti më i fundit i dhunës në ndeshje evropiane, ishte i ditës së djeshme ku sërish tifozët e Lacios, bënë sherr me tifozët e Seviljas dhe për pasojë mbetën të plagosur rëndë 3 tifozë.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të disa tifozëve të cilët kanë shkaktuar trazira si në Romë, ashtu edhe në Cyrih.

Leave a Reply