Përveç Zidane, edhe Lampard në garë për stolin e Çelzit

Mauricio Sarri nuk i ka punët mirë te Çelzi. Aktualisht skuadra londineze renditet në pozitën e 6-të, ndërsa 3 disfata në 5 ndeshjet e fundit kanë bërë që drejtuesit e klubit nga “Stemford Brixh” seriozisht të mendojnë shkarkimin e tij.

Dy emrat potencialë që mund ta pasojnë italianin, janë Zinedine Zidane dhe Frank Lampard. Mbetet të shihet nëse ndonjëri prej tyre do të merrte drejtimin e Çelzit që tani, apo një gjë e tillë do të ndodhte pas përfundimit të sezonit, ku skuadra e Roman Abramoviç do të tentojë pozitën e katërt dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Nën drejtimin e Sarrit, Çelzi pas 26 xhirove ka regjistruar 15 fitore, 5 barazime dhe 6 disfata, duke qenë vetëm një pikë larg vendit të katërt që aktualisht mbahet nga Mançester Junajtedi me 51 pikë.

Leave a Reply