Besir Demiri e nis me fitore me Mariupolin në Ukrainë

Shkupjani Besir Demiri dhe Mariupoli e kanë nisur me fitore gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit të Ukrainës, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar sot mundën Olimpik Donjeckun me rezultat 2:1.

Demiri ishte në formacion startues dhe luajti gjithë ndeshjen, ndërsa dy golat për fitoren e ekipit të shkupjanit i realizuan Pikaljonok dhe Borjaçuk. Mariupoli pas kësaj fitore renditet në pozitën e 6-të në tabelë me 27 pikë, po aq sa ka edhe Vorskla në vendin e 5-të.

Demiri me Mariupolin ndeshjen e radhës në kampionat e zhvillojnë në transfertë ndaj skuadrës Oleksandria. /InfOSport.mk

Leave a Reply