Makedonija Gj.P më shumë se 10 vite në kërkim të fitores ndaj Shkëndijës!

Të dielën në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit, skuadra vendase e Makedonija GJ.P do të mirëpret kampionët e vendit, Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”.

Në 20 ndeshjet e fundit Shkëndija ka arritur 10 fitore, 5 ndeshje janë mbyllur me barazim, teksa në 5 ndeshje fitues ka dalë Makedonija GJ.P.

Megjithatë kjo e fundit në 9 ndeshjet e fundit kampionale nuk dinë për fitore ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që ka shënuar 7 fitore dhe dy barazime, edhe atë që të dyja barazimet në fushën e Makedonija Gj.P me rezultatin identik 0:0, përfshirë këtu edhe atë të edicionit të sivjetshëm.

Kësisoj Makedonija Gj.P më shumë se 10 vite nuk e shijon fitoren në përballjet ndaj Shkëndijës. Për herë të fundit që skuadra shkupjane kishte mundur Shkëndijën ishte data 26 prill i vitit 2008, kur si vendas Makedonija Gj.P kishte triumfuar me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply