Son i Totenhamit shpallet futbollist i vitit në Premierligë

Ylli i Totenhamit, Son Heung-Min rrëmbeu mbrëmjen e së enjtes trofeun e “Premier League player of the year”, (Futbollisti i vitit në Premierligë), të dhënë në ceremoninë e “London Football Aëards”.

Futbollisti i Koresë së Jugut ka rezultuar njeriu kyç për “Spërsat” këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe shërbyer topin e fundit në 9 gola të tjerë, në një total prej 34 ndeshjesh.

Son, i cili ndihmoi gjithashtu përfaqësuesen e tij të fitojë medaljen e arit në Lojrat Aziatike të vitit të kaluar, triumfoi mbi shokun e ekipit, Hari Kejn, sulmuesin e Arsenal, Pier Emerik Obamejang dhe fantazistin e Çelzit, Eden Hazard, për të fituar çmimin, që u votua nga një panel prej 22 ekspertësh.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply