Vrenezi: Të gatshëm presim Europianin U23 në Bullgari

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mundje, stil i lirë deri në moshën 23-vjeçare prej nesër do të jetë pjesë e Kampionatit Europian, që nga data 8 deri me 10 mars do të mbahet në Novi Sad të Serbisë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë europian Maqedonia do të përfaqësohet nga 4 mundësa, edhe atë që të gjithë shqiptarë. 3 prej tyre janë nga klubi i Mundjes, Liria, edhe atë Halid Osmani (-57 kg), Elmedin Sejfullahu (-61 kg) dhe Fati Vejseli (-65 kg), ndërsa nga klulbi i mundjes Tefejuz do të marrë pjesë Bunjamin Nuishi (-86 kg).

“Kemi bërë përgatitje shumë cilësore. Më gëzon fakti që gjithçka ka kaluar sipas planit dhe pa lëndime. Sinqerisht pres rezultate të mira, bazuar në stërvitjet që kemi bërë. Sinqerisht pres rezultate të mira në këtë europian, ndërsa shpresojmë shumë nga dyshja Elmedin Sejfullahu dhe Fati Vejseli” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Lulzim Vrenezi.

Mundësat e Maqedonisë për plotë 27 ditë ishin përgatitur në Bullgari, ku kishin qenë pjesë edhe e turneut ndërkombëtarë “Petko Sirakov”.

Leave a Reply