Osmani: Urime fitoren Shkupit, ne nuk kishim koncentrim para golit (VIDEO)

Disfata 1:0 në transfertën me Shkupin ka lënë të pakënaqur stafin teknik të Shkëndijës që besojnë se ekipit i mungoi koncentrimi në fazën e realizimit të rasteve. Trajneri i kampionëve Qatip Osmani potencon se ekipi duhet të reagojë, pasi kampionati din të sjellë vështirësi të këtilla që një skuadër kampione arrin t’i lë prapa vetes.

“Fillmisht uroj Shkupin për fitoren. Pjesa e parë ishte e barabartë dhe kishim raste të dyja palët, ndërsa në pjesën e dytë mendoj se kishim një iniciativë të lehtë të cilën për fat të keq nuk arritëm ta shfrytëzojmë. Nëse analizojmë krejt ndreshjen mendoj se takimi u vendos në pjesën e parë kur vendasit shënuan golin. Kishim disa mundësi apo gjysmëraste që nuk mundëm t’i shndërojmë në gol. Mendoj se problem ishte mungesa e koncentrimit para golit ku duhet të realizohet, pasi edhe gjatë rezultatit 0:0 ne kishim mundësi të avansojmë. Sigurisht se realizimi duket problem, pasi përveç ndeshjes me Bellasicën ne nuk shënojmë sa duhet”, tha trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, duke shtuar se “Shkëndija mundohet gjithmonë të luaje dhe përmes kombinimeve të vije te goli, sot në këtë fushë ishte e pamundur ta bëjmë këtë dhe kjo ishte edhe një arsye që ne nuk luajtëm në këtë mënyrë”, përfundoi tekniku i kuqezinjëve.

Leave a Reply