Lajm i keq për Juven, Ronaldo mund të pezullohet për gjestin në ndeshjen ndaj Atl.Madridit

Ylli portugez Kristiano Ronaldo të martën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, shkëlqeu duke realizuar “hat-trik” dhe duke eliminuar skuadrën spanjolle i vetëm nga garat e Ligës së Kampionëve Europian.

Juve shënoi fitore 3:0, ndërsa pas shënimit të goliit të tretë ylli portugez bëri një festë të çmendur, duke kopjuar trajnerin kundërshtar, Diego Simeone.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Ronaldo rrezikon një gjobë nëse rasti konsiderohet një gjest tallës që iu drejtua tifozëve kundërshtarë.

Në rastin më të keq Ronaldo rrezikon të pezullohet për ndeshjen e parë çerekfinale, e ku emrin e kundërshtarit do ta mësojë të premten.

Leave a Reply