Njihuni me futbollistët me më shumë “tripleta” në Ligën e Kampionëve

Barcelona dhe Liverpulli janë dy skuadrat e fundit udhëtuese për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa më parë një gjë të tillë kishin bërë edhe Mançester Siti, Mançester Junajtedi, Totenhami, Ajaksi, Porto dhe Juventusi. Këta të fundit arritën një kualifikim fantastik, duke përmbysur në mënyrë epike Atletiko Madridin me një fitore 3:0, falë “tripletës” së Kristiano Ronaldos.

Portugezi ishte protagonist absolut me një perfomancë që vendosi në vështirësi skuadrën e Simeones, që nuk ishte asnjëherë e rrezikshme. Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, me 124 gola në histori, duke lënë pas Messin me 106 gola.

“Tripleta” e së martës e Kristiano Ronaldos, ishte e 8-ta në kuadër të Ligës së Kampionëve, me ç’rast portugezi arriti që të barazohet me Lionel Messin.

Para tyre asnjë nuk ka mundur që të shënojë më shumë, ndërkohë që pas tyre qëndrojnë shumë larg, futbollistët si Mario Gomez, Filipo Inzaghi dhe Luiz Adriano me nga 3 tripleta, dhe shumë të tjerë me nga dy.

Renditja e futbollistëve me më shumë “tripleta” në Ligën e Kampionëve:
Lionel Messi 8
Cristiano Ronaldo  8
Mario Gómez 3
Filippo Inzaghi 3
Luiz Adriano 3
Adriano 2
Sergio Agüero 2
Karim Benzema 2
Andy Cole 2
Didier Drogba 2
Samuel Eto’o 2
Robert Lewandowski 2
Roy Makaay 2
Neymar 2
Ruud van Nistelrooy 2
Michael Owen 2
Andriy Shevchenko 2
Marco Simone 2
Roberto Soldado 2

Leave a Reply