Barcelona gjatë ditës së sotme mësoi kundërshtarin për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës deshi që “katalunasit” të përballen me anglezët e Mançester Junajtedit, ndërsa statistikat tregojnë se pikërisht skuadrat angleze janë ndër më të preferuar e futbollistit më të mirë të Barcelonës, Lionel Messi.
Ylli argjentinas ndaj skuadrave nga Premierliga angleze ka realizuar plotë 22 gola, 9 prej të cilëve ndaj Arsenalit.
Sa i përket kundërshtarit të rradhës, Mançester Junajtedit, ndaj kësaj skuadre Messi ka realizuar vetëm dy gola, edhe atë në dy finale të ndryshme, gjatë vitit 2008 dhe 2011.
| Golat e Lionel Messit ndaj skuadrave angleze: |
| Arsenal (9) |
| Manchester City (6) |
| Chelsea (3) |
| Manchester United (2) |
| Tottenham (2) |
