Maqedonia grumbullohet për takimet e para eliminatore “Euro2020”

Reprezentuesit e Maqedonisë sot janë grumbulluar në Shkup për të nisur me përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Letonisë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2020. Në grumbullimin e parë në hotelin “Grand Plaza”, ishin të gjithë futbollistët, përveç portierit Stole Dimitrievski që do të arrijë në mbrëmje.

Seleksionuesi Angellovski ka në dispozicion të gjithë futbollistët, përveç Ivan Triçkovskit dhe Stefan Spirovskit që e konfirmuan sot që nuk mund të llogaritin në shërbimet e tyre për shkak lëndimeve. Maqedonia ndeshjen me Letoninë e luan me 21 mars në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Leave a Reply