Shkëndija sot miqësore me Vllaznimin e Gjakovës

Kampionët në fuqi të Maqedonisë Shkëndija e Tetovës do të shfrytëzojnë pauzën dy javore në kampionat me ndeshje miqësore. Kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Vllaznimit të Gjakovës. Skuadra tetovare ka liruar 9 futbollist nga obligimet e klubit, të cilët janë të përfshirë me përfaqësuesen e Maqedonisë, Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovës.

Trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani do të luajë me formacion tjetër, duke testuar formën e futbollistëve që nuk kishin shumë hapësira gjatë ndeshjeve në kampionat. Takimi Shkëndija-Vllaznimi luhet sot në stadiumin e qytetit në Tetovë, duke nisur nga ora 14:30./InfOSport.mk

Leave a Reply