Shalands: Mbyllja e Bullgarisë në mbrojtje, më ka befasuar

Seleksionuesi i përfaqësues së Kosovës, Bernard Shalands ka mbetur i befasuar nga Bullgaria. Ai ka thënë pas ndeshjes se ishte i habitur me ndeshjen e Bullgarisë të cilët u mbyllën në mbrojtje.

“Ishte ndeshje e vështirë. Bullgaria ka skuadër të mirë defanzive. Kemi humbur shumë raste, ishim nervoz pak. Në pjesën e dytë kishim katër raste, por në futboll më i rëndësishëm është efikasiteti, që na mungoi. Pjesa e dytë ishte më e mirë, luajtëm futboll të mirë, kishim raste, por ishte e vështirë të shpartalloje në mbrojtjen e Bullgarisë. U befasova, nuk e prita kundërshtarin të mbrohej në këtë mënyrë. Ne patëm ndeshje të mirë, por rezultati nuk është i mirë. Bullgaria kishte eksperiencë. Dy pikë më shumë do ishin të mira, por duhet të pajtohemi me këtë rezultat,” ka thënë mes tjerash.

Leave a Reply