Kosova dominoi ndaj Bullgarisë, por në fund vetëm barazim (VIDEO)

Kosova ciklin e parë eliminatorë në historikun e saj e ka nisur me barazim. Skuadra “dardane” sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë barazoi 1:1 me Bullgarinë, ndaj së cilës skuadër kishte dominim të plotë, mirëpo që në fund nga vendi ynë fqinjë u largua me një pikë, njofton “infOSport.mk”.

Super goditja e Celinës që ndalet nga Mihajllov

Super goditja e Celinës që ndalet nga Mihajllov

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Celina ishte shumë afër golit të parë në këtë ndeshje, mirëpo goditja e tij në minutën e 34-të u prit nga ana e portierit Mihajllov, i cili doli të jetë më i miri në rradhët e bullgarëve, të cilët avansuan me golin e Vasil Bozhikov në minutën e 39-të.

Bullgaria e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Kosovës

Bullgaria e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj KosovësELIMINATORET "EURO 2020"KOSOVA – BULLGARIA 0:1 (V. Bozhikov 39')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Pjesa e dytë foli në tërësi për Kosovën, skuadër kjo që pas 10 minutave lojë në këtë pjesë ishte shumë afër golit të barazimit, mirëpo goditja e Vedat Muriqit përfundoi në shtyllë.

Kosova shumë pranë barazimit, shtylla shpëton bullgarët

Kosova shumë pranë barazimit, shtylla shpëton bullgarët

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Mirëpo ishte ky një paralajmërim për golin e shënuar nga Arbër Zeneli në minutën e 62-të, kur me të djathtën e tij zuri në këmbën e gabuar portierin Mihajllov, i cili në ato momente vetëm me shikim e përcolli topin në rrjetën e tij.

Super Zeneli, super Kosova barazon ndaj Bullgarisë

Super Zeneli, super Kosova barazon ndaj BullgarisëKOSOVA – BULLGARIA 1:1(A. Zeneli 62')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Zeneli ishte shumë afër golit të dytë personal edhe në minutën e 87-të, mirëpo goditja e tij nga gjuajtja e lirë përfundoi vetëm disa centimetra jashtë kuadratit.

Centimetra ndanë Zenelin nga goli i dytë përballë bullgarëve

Centimetra ndanë Zenelin nga goli i dytë përballë bullgarëve

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Rastin e fundit në këtë takim e kishte Milot Rashica, i cili ishte i pafat, pasi edhe në tentativën e tij të katërt për të mposhtur Mihajllovin, nuk i’a arriti qëllimit, duke bërë që kjo ndeshje në fund të mbyllet me barazimin 1:1.

Rashica super rast në fund, por fatkeqësisht ndeshja në Prishtinë mbyllet me barazim

Rashica super rast në fund, por fatkeqësisht ndeshja në Prishtinë mbyllet me barazimKOSOVË – BULLGARI 1:1(A. Zeneli 62' – V. Bozhikov 39')

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.

Kosova mban pozitën e tretë në grupin “A” me vetëm 1 pikë, ndërsa vallën në këtë grup e udhëheq Anglia me 6 pikë.

Leave a Reply