Ronaldo qetëson tifozët: Rikthehem pas dy javësh!

Kristiano Ronaldo u dëmtua mbrëmë në ndeshjen Portugali-Serbi dhe lëshoi fushën që nga minuta e 30-të. Ylli portugez pësoi dëmtim muskular pas një sprinti dhe kërkoi zëvendësim. Mirëpo Ronaldo ka qetësuar të gjithë tifozët e tij, duke deklaruar se do të kthehet pas dy javësh.

“Nuk jam i shqetësuar për dëmtimin sepse e njoh trupin tim. Janë gjëra që ndodhin. Jam i qetë sepse e di që do të kthehem pas një ose dy javësh”, ka thënë Ronaldo.

Ditëve në vijim mjekët e Juventusit do të kryejnë vizatat dhe do të njoftojnë për kohëzgjatjen e rekuperimit të portugezit. Me 10 prill bardhezinjtë luaj ndaj Ajaksit në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe me shumë gjasa Ronaldo do të mbetet jasht kësaj sfide.

Leave a Reply