Dortmundi “rrëmben” Gomezin e Barcelonës

Sulmuesi Sergio Gomez do të transferohet nga FC Barcelona te Borusia e Dortmundit. Kështu kanë bërë të ditur mediat spanjolle, me klauzolën e lirimit të 17-të vjeçarit që pritet të jetë tre milionë euro. Në Dortmund Gomez thuhet se do të nënshkruajë një kontratë deri në 2022.

Gomez së fundmi ka shënuar katër gola Kupën e Botës për moshat U-17, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Ai është zgjedhur si lojtari i dytë më i mirë i turneut. Në finale ndaj Anglisë ai shënoi dy gola për Spanjën e tij pas vetëm gjymsë ore lojë, por Anglia përmbysi rezultatin me ndeshjen që përfundoi 5-2.

Leave a Reply