Spektakël në Velodrom, Marseja dhe Monako ndahen me barazim (VIDEO)

Olimpik Marseja dhe Monako kanë dhuruar spektakël në ndeshjen derbi të javës së 23-të në “Ligue 1”, duke mbyllur takimin me 4 gola të shënuar dhe barazimin 2:2, njofton “infOSport.mk”. Me këtë barazim Marseja ndërpreu serinë prej 4 disfatave ndaj skuadrës së Monakos, të cilët avansuan të parët në këtë ndeshje, kur Keita Balde vetëm pas 4 minutave lojë shënoi në rrjetën e Mandanda.

Vetëm 4 minuta më pas Adil Rami arriti që të barazojë pas një goli të shënuar me kokë, duke kontribuar që pjesa e parë të mbyllet me barazimin 1:1.

Vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë Olimpik Marseja falë golit të shënuar nga ish futbollisti i Monakos, Valer Zhermen, për herë të parë në këtë ndeshje kaloi në epërsi, pasi shënoi një gol me kokë pas harkimit të Paje nga gjuajtja e lirë.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët nga “Lui II” u kundërpërgjigjën vetëm 4 minuta më vonë me anë të Fabinjos, i cili pas një solo aksioni në zonën kundërshtare shënoi për barazim të rezultatit në 2:2, që në fund doli të jetë edhe reuzltati përfundimtarë i këtij takimi, edhe përkundër tentativave të futbollistëve të të dyja skuadrave për të shënuar edhe golin e fitores.

Me këtë barazim Marseja mbetet në pozitën e dytë me 48 pikë, aq sa ka edhe Lioni në pozitën e tretë, që më herët gjatë ditës u mund në transfertën nga Bordo (1:3), teksa Monako me 47 pikë mbetet në pozitën e katërt.

Leave a Reply