Super lajm, Vujçiç i gatshëm për të debutuar me FC Shkupin! (VIDEO)

Lajme të mira për trajnerin Ardian Nuhiu dhe ekipin e FC Shkupit, që nga dita e sotme ka përfituar me rikthimin në stërvitje bashkë me ekipin të Stefan Vujçiç, një ndër përforcimeve më të mëdha të skuadrës nga Çairi gjatë merkatos së janarit. Ai mori dritë jeshile nga stafi mjekësor për tu stërvitur bashkë me ekipin, ndërsa tashmë mbetet në duart e stafit teknik se kur ata do të vendosin për ti dhënë minutat e para në një ndeshje kontrolluese.

Në prononcimin e tij për faqen zyrtare të klubit, Vujçiç është shprehur tepër i lumtur për aktivizimin e tij bashkë me ekipin.

“Pas një kohe të gjatë është ndjenë e mirë se tani mund të stërvitem me ekipin përsëri, por unë mjaft kam punuar edhe deri më tani me trajnerin kondicional, ndërsa stafi teknik ka mjaft durim me mua, por nuk ka gjë më të mirë se futbolli, luhet me ekipin, me djemt të cilët mua mjaft po më ndihmojnë dhe thjesht jam shumë i lumtur që përsëri mundë të jem në fushë” – u shpreh Vujçiç.

Por pasi që u kumtua lajmi se Vujçiç tani është gati për ekipin, lojtarët në shenjë mireseardhje i dhanë një kusht, se ai duhet ta qerras ekipin, ndërsa Vujçiç tha se dhuratën do e realizojë pas kthimit nga Antalia në Shkup.

Unë si lojtar i ri dhe pas një lëndimi të gjatë duhet ta qerras ekipin, ndërsa kjo është një mënyrë e tyre që të më urojnë mua mirëseardhje, ndërsa sigurisht do të jetë bakllava, ndërsa dhuratën e ruaj për në Shkup”, – ka thënë kroati me pasaportë germane i FC Shkupit.

Futbollistët e FC Shkupit pasitën e sotme e kishin të lirë, ndërsa nga nesër fillojnë me dy stërvitje në ditë, për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës që i presin në tokën turke.

Leave a Reply