Nijas Lena prej nesër bashkohet me FC Strugën!

Nijas Lena edhe më tej vazhdon të mbetet pa skuadër, ndërsa për të mbajtur formën e tij strugani duke filluar prej nesër, do të stërvitet me skuadrën e Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

31-vjeçari nuk gjeti ekip të ri, pasi në Shqipëri nuk mund të luante me asnjë skuadër tjetër, duke qenë se luajti në eliminatoret e Ligës së Kampionëve me Kukësin dhe kampionat me Teutën. Mundësia e vetme ishte rikthimi te Kukësi, ose gjetja e një skuadra jashtë vendit, në një shtet ku kampionati nuk ka nisur ende.

Për këtë ai udhëtoi drejt Suedisë, mirëpo edhe atje nuk arriti të gjejë skuadrën e tij të ardhshme.

Kështu Lena mbetet ende pa skuadër, ndërsa siç informuam në fillim ai prej nesër do ti bashkohet skuadrës së Struga Trim Lum, për tu stërvitur, mirëpo njëkohësisht për të shpresuar në gjetjen e një skuadre të re.

Ndryshe Nijas Lena pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Superligën shqiptare, duke qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës për plotë 6 vite e gjysmë, 1 sezon ka luajtur me Kukësin, ndërsa edhe një sezon me Teutën, të ndarë me dy eksperienca 6 mujore.

Leave a Reply