SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov” sërish kampion në futsalin e Ligës shkollore

SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov” për të dytin vit me rradhë është shpallur kampion në kampionatin shkollor të ogranizuar nga Federata e Sporteve shkollore, e ku morrën pjesë gjithsej 28 skuadra nga qyteti i Shkupit, të ndara në 5 grupe, njotofin “infOSport.mk”.

“Cvetan Dimov” në kuadër të grupit ishte i pamëshirshëm, duke shënuar 6 fitore, nga po aq ndeshje, me ç’rast me meritë kaloi në raundin e dytë, aty ku morrën pjesë 10 skuadra, pra dy skuadrat më të mira nga secili grup.

Edhe në këtë fazë SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov” e udhëhequr nga dyshja e profesorëve Samet Sinani dhe Enes Qaili, ishin të përkryer, duke fituar të gjitha 5 ndeshjet, përfshirë këtu edhe finalen e madhe ndaj SH.M.Q.SH “Metodija Mitevski – Brico”. Në këtë ndeshje të përzgjedhurit e Sinanit dhe Qailit demoluan gjimnazin sportiv, duke e mundur me rezultatin e thellë 6:0.

Figurë qendrore e këtij takimi doli të jetë Ergin Rexhepi, i cili realizoi 3 gola, 2 gola shtoi edhe Blerim Mustafa, ndërsa Sead Demiri, njëherit edhe anëtarë i përfaqësueses U19 të Maqedonisë në futsal, realizoi 1 gol, transmeton “infOSport.mk”.

Rikujtojmë SH.M.Q.SH “Cvetan Dimov” edhe vitin e kaluar ishte shpallur kampion në ligën shkollore në kuadër të qytetit të Shkupit, duke mundur SH.M.SH “Zef Lush Marku” me rezultatin 5:2.

Tashmë ata (SH.M.Q.SH – Cvetan Dimov)së bashku edhe me skuadrën finaliste të “Metodija Mitevski – Brico” i pret një sfidë e re, ajo e garave republikane, ku do të marrin pjesë 20 shkollat më të mira nga e gjithë Maqedonia.

Të njëjtat pritet të zhvillohen nga 20 prilli, deri me 1 maj, ku do të formohen 4 grupe me nga 5 skuadra, ndërsa dy skuadrat e para do të sigurojnë një vend për të raundin e dytë, aty ku do të formohen dy grupe me nga 5 skuadra, ndërsa dy më të mirat e grupeve do të luajnë në finalen e madhe, ndërsa ato të vendeve të dyta do të luftojnë për vendin e tretë në nivel republikan.

 

 

Leave a Reply