Drita me Ardian Nuhiun, gjashtë fitore në shtatë ndeshje të zhvilluara

Pranvera duket tjetër për Dritën që kur Ardian Nuhiu mori detyrën e kryetrajnerit të kjo skuadër. Pas eleminimit nga gara për DigitAlb Kupën e Kosovës dhe largimin e trajnerit Shpëtim Duro, duket se gjërat tashmë kanë rënë në binarë, pasi që tekniku shkupjan ka vënë dorën e tij mbi ekipin dhe rezultatet flasin më së miri, shkruan Gazetasheshi.com.

Gjashtë fitore në shtatë ndeshje, prej tyre pesë fitore rradhazi ku spikat fitorja në debutim përballë rivalit lokal Gjilani (3-1) janë shifrat magjike që ka arritur tekniku shkupjan me të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi.

12 gola të shënuar dhe vetëm katër të pranuar janë shifra që do ti kishte lakmi çdo trajnerë tjetër, për më tepër që ka grumbulluar 18 pikë dhe nëse kampionati do të niste nga pjesa pranverore atëherë Drita do të kryesonte renditjen.

I thjeshtë dhe modest, Nuhiu i jep gjithë kreditet futbollistëve të tij që për hirë të së vërtetës kanë qenë fantastik në këtë pranverë, por minusi i madh i krijuar në pjesën vjeshtore të kampionatit u ka pamundësuar atyre të mbrojnë titullin kampion.

Gazetasheshi.com ka brë një rezonancë që nga starti i pranverës dhe del se bardhekaltërit janë ekipi dukshëm më i mirë në Ipko Superligë. Pas tyre vijnë Feronikeli dhe Llapi që kanë tubuar një, rrespektivisht dy pikë më pak.

Zhgënjyese është forma e Gjilanit që ka marrë vetëm gjashtë pikë në shtatë javë, që do të thotë se nuk ka arritur të marrë as edhe një pikë për ndeshje.

Renditja kampionale pas pjesë pranverore të kampionatit

Drita          18 pikë
Feronikeli   17 
Llapi            16 
Prishtina    13 
Ferizaj        10 
Drenica       
Ballkani      8
Flamurtari  7
Trepca 89   
Gjilani         
Liria            5
KEK-u        0

Leave a Reply