Rashica sërish gjen rrjetën, shënon super-gol ndaj Shalkes (VIDEO)

Milot Rashica ka vazhduar me formën e mrekullueshme në futbollin gjerman. Ylli i përfaqësueses së Kosovës ka arritur të shënoje dhe një gol tjetër me fanellën e Verder Bremenit, kësaj rradhe në kuadër të Kupës së Gjermanisë në ndeshjen çerekfinale përballë Shalke 04 në “Gellzenkirshen”, shkruan “infOSport.mk”.

Vushtrriasi shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 65-të, kur realizoi një gol spektakolar me një gjujatje nga distanca.

Deri në fund të takimit Verder Bremeni realizoi edhe një gol tjetër, kësaj rradhe me anë të Klasen në minutën e 72-të, me ç’rast në fund me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale, bashkë edhe me Bajernin e Munihut, që në një ndeshje të çmendur me rezultatin 5:4 mundi ekipin e Heidenheim, që garon në Bundesliga II.

Rikujtojmë një ditë më parë një vend për në gjysmëfinale siguruan edhe Hamburgu dhe Lajpcigu.

Leave a Reply