Futsal Shkupi vazhdon fuqishëm edhe në Kupën e Maqedonisë

Futsal Shkupi pasi siguroi titullin kampion në elitën e futsalit vendor, sonte siguroi një vend edhe për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, duke bërë një hap tjetër drejt trofeut të dytë në futsalin vendor për edicionin 2018/2019, njofton “infOSport.mk”.

Sonte të besuarit e trajnerit Zoran Lekiq në ndeshjen e 1/8 së finales eliminuan ekipin e CIKO-s me rezultatin 7:1 (5:0).

Ishte kjo një ndeshje tjetër e shkëlqyeshme nga ana e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët në asnjë moment nuk diskutuan çështjen e fituesit.

Nga dy gola për skuadrën shkupjane realizuan Rexhep Sulejmani dhe Berat Ramadani, ndërsa një nga gol shtuan edhe Arsim Fazliu, Bejtulla Jakupi dhe Taulant Ismaili, i cili realizoi një eurogol, transmeton “infOSport.mk”.

Golin e vetëm për skuadrën mysafire në këtë ndeshje e realizoi  Aleksandar Tenekexhiev. Kundërshtarin e rradhës në kuadër të ¼ së finales në Kupën e Maqedonisë, Futsal Shkupi do ta mësojë të mërkurën e ardhshme, kur është paraparë të hidhet edhe shorti në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Leave a Reply