Ardijan Azemi i artë në turneun ndërkombëtarë të boksit “Emil Zheçev”

Ardijan Azemi i ka siguruar Maqedonisë medaljen e artë në turneun ndërkombëtarë të boksit, “Emil Zheçev” që po zhvillohet në Botevgrad të Bullgarisë në konkurrencë të juniorëve dhe të rinjëve.

Azemi, ndryshe boksier i KB Shkupi, që udhëhiqet nga Naser Haruni,  në kategorinë +80 kg tek juniorët në finalen e madhe mundi kazakun, Roman Dijari, duke e dominuar luftën që nga fillimi e deri në fund, me ç’rast i kënaqur kishte mbetur edhe trajneri i tij.

Shkupjani Azemi në gjysmëfinale kishte mundur boksierin tjetër nga Kazakistani, Meirem Bolashak, ndërsa paraprakisht kishte mundur edhe bullgarin, Martin Bebov.

Leave a Reply