Naser Aliji protagonist në fitoren e Dinamo Bukuresht ndaj Konkordia (VIDEO)

Futbollisti kumanovar, Naser Aliji është kthyer në një titullar fiks tashmë në formacionin e Dinamos së Bukureshtit, teksa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka hipotetikuar krahun e majtë të mbrojtjes në skuadrën rumune.

Në ndeshjen e fundit të Dinamos ndaj skuadrës së Konkordias, e vlefshme për ndeshjet e “play-out”, Aliji u shndërrua në protagonist, teksa asistoi në golin e parë, duke ndihmuar kështu që skuadra e tij në fund të shënojë fitore 3:2.

Ndryshe Aliji asistoi në golin e shënuar nga Papazogllu në minutën e 28-të, i cili 20 minuta më pas realizoi edhe golin e dytë, teksa golin e tretë për Dinamo Bukureshtin në këtë ndeshje e realizoi Zenke në minutën e 56-të.

Falë kësaj fitore, Dinamo Bukureshti i Naser Alijit kryeson renditjen e skuadrave që luftojnë për mbijetesë, ku nga 4 ndeshje ka marrë 3 fitore.

Rikujtojmë Aliji te skuadra e Dinamo Bukuresht në elitën e futbollit rumun u transferua gjatë vitit 2018-të, mirëpo me sa duket shumë shpejtë është përshtatur te skuadra e tij e re, ndërsa falë paraqitjeve pozitive por edhe aktivizimit me Dinamon e Bukureshtit, Aliji ishte pjesë e të grumbulluarëve të Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e para eliminatore të Europianit 2020, kundër Turqisë dhe Andorrës, në të cilën ndeshje u inkuadrua si titullarë, duke luajtur për gjatë 90-të minutave.

Leave a Reply