FC Shkupi ka gati firmën me reprezentuesin e Maqedonisë!

FC Shkupi gjatë ditës së djeshme përmes faqes zyrtare njoftoi për largimin e 5 futbollistëve, përfshirë këtu emrat si Besart Krivanjeva, Filip Gligorov, Ilirid Ademi, Sabit Bilali dhe Bianor Neto. Që të gjithë këta ishin pjesë e formacionit titullarë, ashtu që mungesën e tyre, drejtuesit e klubit nga Çairi do të tentojnë ta zëvendësojnë me emra cilësorë.

Burime të afërta me “infOSport.mk”, bëjnë me dije se FC Shkupi është shumë afër firmës me sulmuesin e krahut, Kire Markoski, i cili pa vetes ka edhe një bagazh ndërkombëtarë, ndërsa gjithashtu ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën kishte debutuar që në moshën 19-vjeçare.

Markoski te FC Shkupi pritet të arrijë nga rradhët e Akademia Pandev, të cilës skuadër iu bashkua si futbollistë i lirë gushtin e vitit 2020.

Ai paraprakisht kishte luajtur me AEL Limasol në Qipro, ndërsa në formë huazimi për 4 muaj kishte luajtur edhe në Sllovaki te skuadra e Spartak Trnavës.

Ndryshe 26-vjeçari Markoski me origjinë nga Ohri, me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, numëron 5 paraqitje dhe 1 gol të shënuar, derisa në Ligën e Parë, i njëjti duke luajtur edhe me Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkin, si dhe me Akademia Pandevin së fundmi, numëron 125 paraqitje, 28 gola dhe 12 asistime. (infOSport.mk)

 

 

 

 

Leave a Reply