Transferimi i Mlladenovskit moll sherri te FC Shkupi, Omer Bunjaku jep dorëheqje nga posti i Drejtorit Sportiv!

Pas largimit të trajnerit Goce Sedlloski si dhe futbollistëve, si Faustin Senghor dhe Antonio Kalanoski, te FC Shkupi ka ndodhur edhe një tjetër largim shumë i rëndësishëm.

Nga tabori i skuadrës çairase është larguar edhe Drejtori sportiv, Omer Bunjaku, i cili vite me rradhë kryente këtë detyrë në mënyrën më të mirë, e ku edicionin e kaluar FC Shkupi arriti të shpallet kampion.

Vlen të përmenden sidomos disa nga transferimet që u bënë në epokën e tij nga Afrika, e ku spikati ai i Dembo Darboe, që më pas u shit për një vlerë prej gati 1 milion euro, duke mos harruar këtu edhe transferimet e qëlluara si ai i Alvarez, Hamidi, Adentunxhi, etj.

Shkaku kryesor i largimit të Bunjakut  ishte transferimi i sotëm i Mario Mlladenovskit, që thuhet se është bërë pa dijeninë e tij, por gjithsesi edhe rezultatet në edicionin e ri, duke nisur nga ato europiane, ku FC Shkupi lëshoi rastin historik për tu kualifikuar për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian, siç ishte ai i Ligës së Konferencës, por gjithashtu edhe starti i dobët në kampionat, ku në 4 ndeshje të zhvilluara regjistroi 2 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë. (infOSport.mk)

Leave a Reply