Gaçevski mposhtet pas 561 minutave (VIDEO)

Filip Gaçevski është mposhtur pas 561 minutave lojë, teksa sot në ndeshjen e javës së 27-të në elitën e futbollit vendor lejoi që Doriev të shënojë në rrjetën e tij, njofton “infOSport.mk”.

Golin e barazimit për Akademia Pandev, Doriev e realizoi në minutën e 84-të, duke i dhënë fund serisë pozitive të portierit të Vardarit Filip Gaçevski, i cili njëherit mban edhe rekordin me 797 minuta pa pranuar gol, të arritur gjatë sezonit 2015/2016 si pjesë e Bregallnicës së Shtipit.

Ak. Pandev barazon ndaj Vardarit, kush tjetër përveç Doriev

Ak. Pandev barazon ndaj Vardarit, kush tjetër përveç Doriev VARDARI – AKADEMIA PANDEV 1:1(L. Doriev 85')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Për herë të fundit Gaçevski ishte mposhtur në ndeshjen e javës së 21-të kundër Makedonija GJ.P, kur në minutën e 63-të ishte mposhtur nga ana e Ostoja Stjepanoviç. Që nga ai çast, Gaçevski mbajti rrjetën e tij të paprekur edhe në 5 ndeshje me rradhë, ndërsa për plotë 84 minuta edhe në ndeshjen e sotme ndaj Akademia Pandev.

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ VARDARIT, MAKEDONIJA GJ.P NGUSHTON REZULTATIN

SUPER GOLI I STJEPANOVIÇ NDAJ VARDARIT, MAKEDONIJA GJ.P NGUSHTON REZULTATIN

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 3 март 2019 г.

Ndryshe Vardari në ndeshjen derbi të kësaj jave ndaj Akademia Pandev kishte avansuar në minutën e 28-të me golin e Daniel Avramovskit, mirëpo këtë epërsi nuk arriti që ta dyfishojë, edhe përkundër dy rasteve mjaft të mira para pak golit të shënuar nga Doriev, me ç’rast në fund Akademia Pandevi arriti të ndëshkojë ata, duke shënuar golin e barazimit që erdhi pas një gabimi në mbrojtjen e “kuqezinjëve”.

Vardari kalon në epërsi në derbin ndaj Akademia Pandev

Vardari kalon në epërsi në derbin ndaj Akademia PandevVARDARI – AKADEMIA PANDEV 1:0(D. Avramovski 28')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Vardari pas 27 xhirove në elitën e futbollit vendor numëron 50 pikë dhe aktualisht mban pozitën e dytë, ndërsa Akademia Pandev me 46 pikë dhe një ndeshje më pak, renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply