Ilijoski nuk feston golin ndaj FC Shkupit (VIDEO)

Bazhe Ilijoski ka gjetur golin e parë me fanellën e Rabotniçkit, që pas transferimit në merkaton e dimrit nga rradhët e FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Pikërisht ndaj ish skuadrës së tij, Ilijoski shënoi golin debutues të këtij edicioni me “romantikët”, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të arritur fitore me rezultatin 2:1.

Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC Shkupit

Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:2(O. Peev 63', B. Ilijoski 65')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Ilijoski shënoi golin e fitores në minutën e 65-të, kur pas një kombinimi të dyfishtë me Çinedu Çarls, arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin Enes Azizi.

Për Ilijoskin ishte ky vetëm goli i tretë gjatë këtij edicioni, duke pasur parasysh se dy gola sulmuesi veteran i kishte shënuar me fanellën e FC Shkupit.

Leave a Reply