Rabotniçki brenda dy minutave përmbysi rezultatin ndaj FC Shkupit! Çfarë po ndodh me “pëllumbat” nga Çairi? (VIDEO)

Rabotniçki brenda vetëm dy minutave arriti që të përmbys rezultatin në ndeshjen kundër FC Shkupit në Çair, njofton “infOSport.mk”.

Disfata e sotme 1:2 përballë “romantikëve” ishte e 5-ta me rradhë për skuadrën nga Çairi, që tashmë ndodhet në pozitën e 7-të, vetëm 5 pikë larg  Sileksit, që renditet në pozitën e 8-të, pozitë kjo që siguron balotazhin.

FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit

FC Shkupi avanson ndaj Rabotniçkit FC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:0(Xh. Ustabashi 25')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Pjesa e parë foli në të mirë të “pëllumbave” nga Çairi, që avansuan me golin e Ustabashit. Besar Iseni mjaft mirë ekzekutoi goditjen e dënimit, ndërsa Jankov në pamundësi për të evituar topin, të njëjtin e devijoi në këmbët e turket Berat Xhonatan Ustabashi, i cili shënoi golin debutues me fanellën e FC Shkupit.

Edhe pjesa e dytë ishte e barazpeshuar, deri në minutën e 63-të, kur Oliver Peev barazoi shifrat në 1:1, që më pas në minutën e 65-të përmes një kundërzbritje të shpejtë, Bazhe Ilijoski të shënojë golin e fitores.

Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC Shkupit

Rabotniçki për dy minuta shënon dy gola ndaj FC ShkupitFC SHKUPI – RABOTNIÇKI 1:2(O. Peev 63', B. Ilijoski 65')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 7 април 2019 г.

Ishte ky goli i parë për Ilijoskin me fanellën e Rabotniçkit që pas transferimit të tij nga rradhët e FC Shkupit.

Me këtë fitore Rabotniçki zbret FC Shkupin nga pozita e 5-të, duke arritur në kuotën e 36 pikëve, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e katërt, ndërkohë FC Shkupi mbetet në kuotën e 33 pikëve.

Leave a Reply