Formula 1,  në Kinë të dielën zhvillohet gara e 1000-të në histori

Ditën e diel, në Kinë, do të zhvillohet gara nr.1000 e historisë në Formula 1. Një garë jubilare për sportin më të bukur të garave të automobilizmit. Një sport që ka njohur një ndryshim të jashtëzakonshëm nga fillimet e tij në vitet e 50-ta.

Në vitet e para, pilotët nuk ishin të detyruar të mbanin kokore, ndërsa sot është aplikuar sistemi mbrojtës “halo” (përveç kokores).

Në garën e parë të historisë së Formula 1, në pistën e “Silverstone”, nuk ka qenë Ferrari, që debutoi në garën pasardhëse (Monako), shkruan Telesport.

Në këto 1000 gara kanë ndodhur edhe disa tragjedi. 34 është numri i pilotëve dhe fansave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.

Piloti që ka fituar më shumë tituj kampionë është gjermani Mihael Shumaher, gjithsej 7 tituj.

Ditën e diel, në Shangai, pritet një spektakël i jashtëzakonshëm, në pistë dhe jashtë saj. Organizatorët e garës por edhe pronarët e “Formula 1” po përgatiten për një fundjavë të mbushur me emocione.

Leave a Reply