Mançester Junajted-Barcelona, formacionet

Skuadrat e Mançester Junajtedit dhe Barcelonës sonte në “Olld Traford” do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “katalunasve”, Ernesto Valverde ka bërë vetëm një ndryshim nga formacioni i fundit që zbriti në fushë kundër Atletiko Madridit, duke inkuadruar në lojë Nelson Semedon në vend të Serzhi Roberto në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Luis Suarez bashkë me Kutinjon dhe Lionel Messin formojnë treshen e frikshme të sulmit.

Ole Gunar Solskjaer ka vendosur të luaj me formacionin 4-3-3, duke përfshirë në repartin e sulmit edhe të riun Diogo Dalot, bashkë edhe me Romelo Lukaku dhe Markus Rashford.

Ndeshja midis Junajtedit dhe Barcelonës starton në ora 21:00.

FORMACIONET:
Mançester Junajted: De Gea, Lindelof, Smolling, Shou, Maktominej, Fred, Pogba, Dalot, Lukaku, Rashford
Barcelona: Ter Shtegen, Semedo, Pike, Langle, Alba, Rakitiç, Buskets, Artur, Messi, Suarez, Kutinjo

Leave a Reply