Totenhemi me ofertë prej 20 mln eurove për Elif Elmasin

Edhe një tjetër gjigand nga Evropa hyn në garë për t’i fituar shërbimet e talentit nga Maqedonia, Elif Elmas. Ashtu siç raportojnë mediat turke dhe ato britanike, pas Lacios që është kandidati më serioz për të marrë në radhët e veta Elmasin, tashmë edhe Totenhemi ka lëshuar ofertë zyrtare prej 20 milionë eurove për shërbimet e shkupjanit.

Mirëpo, oferta e lëshuar nga skuadra e Premier Ligës si duket për drejtuesit e Fenerbahçes është jo e pranueshme, pasi gjigandët turk mendojnë se Elmas vlenë më shumë se aq. Por duke parë krizën e Fenerbahçes në periudhën e fundit, mendohet se skuadra turke do ta shes Elmasin këtë verë.

Leave a Reply