Fazliu: Fitorja ndaj Shkupit na ka rikthyer vetëbesimin, edhe ndaj Renovës kërkojmë 3 pikët

Lavdrim Fazliu me ato pak minuta që luajti në ndeshjen ndaj FC Shkupit në Çair, edhe njëherë tjetër dëshmoi se bëhet fjalë për një futbollistë mjaft cilësorë, i cili po pret 5 minutëshin e tij për të shpërrthyer. Anëtari i përfaqësueses U21 të Shqipërisë pavarësisht ndërimit të shpeshtë të trajnerëve te Rabotniçki, po merr besimin e tyre, ndërsa së fundmi edhe të trajnerit Lazarevski, i cili pritet ta aktivizojë edhe sot ndaj Renovës, njofton “infOSport.mk”.

Lidhur me këtë përballje, shkupjani Fazliu shkurtimisht tha: “Jemi në maksimum të përgaditur për këtë përballje. Mund të them se pas asaj fitore me FC Shkupin në Çair, na është rikthyer vetëbesimi edhe më shumë, ndaj edhe sot ndaj Renovës luajmë për të marrë 3 pikët e plota”.

Rabotniçki në tre ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit të ri, Bazhe Lazarevski, nuk dinë për disfatë, duke regjistruar dy barazime dhe së fundmi fitoren në Çair ndaj FC Shkupit.

Leave a Reply