Zbulohen emrat që do të braktisin Realin këtë verë!

Zinedine Zidane ka folur me mediat përpara ndeshjes së Real Madrid me Leganes dhe ai ka zbuluar mbi planet e transferimit të klubit, duke paralajmëruar për ndryshimet e ardhshme .

Madje janë shfaqur edhe emrat të cilët përfundimisht do të largohen nga Reali.

“Të gjithë lojtarët e mi janë të rëndësishëm dhe të mirë, por ne do të bëjmë ndryshime. Këtu ka shumë lojtarë që mund të sjellin para për klubin” –  tha trajneri i “mbretërve”.

“Ndryshimet do të bëhen të njohura në fund të sezonit. Do të shohim se çfarë ndryshimesh bëjmë dhe cilat lojtarë do të ndryshojmë”, – ka thënë Zidane.

Një ndër emrar më të përfolur që mund ti bashkohet Realit të Madridit gjatë merkatos së verës, është mesfushori belg i Çelzit, Eden Hazard, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që edhe njëri prej dyshes së Paris Sen Zhermenit, Kilian Mbape, apo Nejmar ti bashkohet skuadrës “madrilene”.

Ndërkohë ndër futbollistët që me shumë gjasa po kalojnë momentet e tyre të fundit me fanellën e “mbretërve”, janë Garet Bejll, Marselo, Isko, Asensio dhe Kros.

Reali i Madridit sonte me fillim në ora 21:00 kundër Leganes, do të zhvillojë ndeshjen e fundit të javës së 32-të në La Liga.

Klubi madrilen aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të me 60 pikë, 14 më pak se lideri aktual Barcelona, dhe 5 më pak se Atletiko Madridi i vendit të dytë.

Leave a Reply