Valon Berisha mbyll sezonin, duhet ti nënshtrohet operacionit

Mesfushori i përfaqësuese së Kosovës, Valon Berisha ka mbyllur para kohe sezonin. Futbollisti i cili aktivizohet me skuadrën e Lacios në Serinë A, u dëmtua para pak javësh por 26-vjeçari nuk ia ka dalë të shmangë ndërhyrjen kirurgjikale.

Berisha është operuar në gju dhe si pasojë tashmë do t’i duhet të humbasë pjesën tjetër të sezonit. Këtë sezon, mesfushori nuk ka arritur të fitojë vendin e titullarit në ekip, teksa problemet fizike e kanë shoqëruar gjatë vitit. Ndërkaq, ky është një lajm i keq edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

“Dardanët” do të rikthehen të luajnë për eliminatoret e europianit 2020, teksa kalendari i rezervon sfidat përballë Malit të Zi dhe Bullgarisë, më datë 7 e 10 qershor  dhe mesfushori e ka të pamundur të jetë i gatshëm.

Ndërkaq, Valon Berisha nuk ishte pjesë e organikës së Kosovës as në grumbullimin e fundit për europianin dhe miqësoren me Danimarkën, ndërsa ishte sërish dëmtimi që e la mesfushorin larg Dardanëve.

Leave a Reply