Besar Iseni vendos për fitoren e Shkupit ndaj Akademia Pandevit

FC Shkupi ka marrë fitore të rëndësishme këtë mesjavë përballë Akademia Pandevit në duelin e vlefshëm për xhiron e 30-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. “Bardhekaltërit” triumfuan para publikut vendas me vetëm një gol ndaj skuadrës nga Strumica, duke mbajtur kështu shpresat gjallë për dalje në Evropë edhe këtë sezon.

Golin e vetëm për Shkupin e realizoi Besar Iseni katër minuta para fundit, duke goditur nga distanca me të majtën e tij, me portierin e Akademia Pandevit që nuk arriti të kontrollojë mirë topin që përfundoi në rrjetë dhe gëzim te tifozeria shkupjane.

Me këtë fitore Shkupi vazhdon në pozitën e katërt në renditjen tabelare me 42 pikë, 5 më pak se Akademia Pandevi që mban pozitën e tretë. Ndeshjen e radhës Shkupi do ta luaj në transfertë ndaj Shkëndijës në Tetovë./InfOSport.mk

Leave a Reply