Osmani: Pranuam gola me gabimet tona, na mungoi ideja për të shënuar (VIDEO)

Shkëndija bëri surprizën e xhiros së 30-të në LPFM, duke u mundur nga Bellasica me rezultat 2:1. Golin e parë skuadra nga Strumica e realizoi në minutën e 5-të me anë të Georgievit, ndërsa Bejtullai shënoi autogol për epërsi 2:0 të Bellasicës. Goli i Shefitit për kuqezinjtë vlejti vetëm për statistikë. Trajneri i kampionëve Qatip Osmani pas ndeshjes flet për kanalin zyrtarë të klubit kuqezi.

“Ashtu si në të kaluarën edhe sot kishim zotërimin e topit që e kërkojmë në çdo ndeshje, mirëpo për dallim nga takimet tjera sot na mungoi kreativiteti dhe ideja për të depërtuar drejt portës vendase. Pranuam gola me gabimet tona, i pari pas një pakujdesie në mbrojtje kur nuk bllokuam si duhet kundërshtarin, ndërsa i dyti autogol. E përsëris se na mungoi finalizimi dhe ai pasimi i fundit për të krijuar më shumë raste shënimi”, deklaroi trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani pas ndeshjes me Belasicën.

Leave a Reply