Cikalleshi e kualifikon Akhisarin në finale të Kupës së Turqisë (VIDEO)

Sokol Cikalleshi rigjen golin me fanellën e Akhisar dhe e bën këtë në kompeticion e tij të preferuar Kupën e Turqisë aty ku në këtë sezon ka shënuar 5 gola, por ky i sotmi ndaj Umaraniyespor skuadër e ligës së dytë ishte më i rëndësishmi pasi kualifikoi për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Turqisë, Akhisarspor. Në minutën e 36-të sulmuesi kavajas u gjend në vendin dhe në kohën e duhur për të mposhtur portierin kundërshtar dhe për të realizuar golin e vetëm të kësaj sfide.

Akhisar u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 2-0 pasi kishte fituar 1-0 edhe në gjysmëfinalen e parë në transfertë. Ndërkohë për Cikalleshin ky ishte goli i 4-t me fanellën e Akhisarspor në këtë sezon dhe i pari që pas rikthimit nga dëmtimi. Ajo që ndodh me skuadrën e bomberit të kombëtares shqiptare është vërtetë e pabesueshme pasi pozicionohet në vendin e fundit në kampionat ku është skuadra që ka më shumë probabilitet për të rënë nga Superliga turke ndërsa në Kupë, ka shkuar sërish në finale ku do të tentojë të fitojë për të dytin vit radhazi trofeun dhe nëse e bën do të merrte pjesë sërish në fazën e grupeve të Europa League.

Leave a Reply