Voska Sport sot zhvillon gjeneralen ndaj ekipit të Oriku nga Shqipëria

Voska Sport gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen gjenerale në prag të sezonit të ri në Ligën e Dytë, që starton me datë 13 gusht, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i skuadrës shqiptare nga Ohri do të jetë skuadra e FK Oriku nga Orikumi i Shqipërisë, që sezonin e ri do të luaj në Kategorinë e parë shqiptare.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Ohër, në stadiumin “Burimet e Biljanës”, ndërsa do të jetë kjo ndeshja e fundit për të përzgjedhurit e trajnerit Berat Imeri, para se Voska Sport të nis rrugëtimin e ri në Ligën e Dytë, aty ku sërish do të pretendojë për vendet e para në tabelë.

Voska Sport gjatë fazës së përgatitjeve deri më tani ka zhvilluar gjithsej 4 ndeshje, ku ka regjistruar 3 fitore dhe vetëm një disfatë, edhe atë në ndeshjen e fundit kundër Struga Trim Lum (1:3), derisa kishte shënuar fitore përballë skuadrave si KF Arsimi (2:1), Karaormani (5:0) dhe Besa Dobërdoll (1:0).

Ndeshja midis Voska Sport dhe FK Oriku starton në ora 17:30. (infOSport.mk)

Leave a Reply