Dy gëzime në një muaj, Lena uron muajin e Ramazanit dhe titullin kampion të Struga TL

Struga Trim Lum me barazimin në ndeshjen e javës së fundit kundër Pelisterit në Manastir, edhe matematikisht ka siguruar titullin e kampionit në Ligën e Dytë – Perëndim, me ç’rast kjo skuadër vitin tjetër do të garojë në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në mbyllje të sezonit aktual, Struga Trim Lum ka 10 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Labunishti, ndërsa e gjithë kjo ju dha të drejtën atyre që të festojnë që në Manastir, ndërsa bashkë me këtë festë, një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës strugane, Nijas Lena, ka bashkëngjitur edhe festën e muajit të Ramazanit, që për gjithë muslimanët është një muaj i shenjtë, ku besimtarët agjerojnë për plotë 29 ditë.

Suksesin e ekipit të tij që për herë të parë do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, si dhe urimin për muajin e Ramazanit, Lena e kishte bërë për një postimi në rrjetin social “Facebook” dhe “Instagram”.

“Dy gezime ne nje muaj… Si fillim ju uroj agjerim te lehte te gjithe besimtareve musliman dhe Zoti ua pranofte lutjet! Gjithashtu urime dhe falenderime per te gjithe qytetaret dhe tifozet e Struges, drejtuesit, stafit, futbollistet, punetoret e fushes, per ngjitjen ne Ligen e Pare te Maqedonise, historike per nje ekip shqiptar te Struges.

Falenderimi kryesor i shkon Z. Mendi Qyra per gjithcka qe ka bere per ekipin.

Urime urime FC STRUGA TRIM & LUM !” shkruhej në postimin e Lenës.

Leave a Reply