Golat dhe festa nga ndeshja në Tetovë, Shkëndija-Ak.Pandev (VIDEO)

Shkëndija pa shumë probleme ka shënuar fitore 4:1 ndaj Akademia Pandevit në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtë edicion si vendas, njofton “infOSport.mk”. Kjo fitore erdhi si ëmbëlsirë për festën që pasoi në fund të takimit, kur “kuqezinjtë” nga Tetova bashkë edhe me pronarin e tyre Lazim Destani, festuan titullin e tretë kampion në historikun e tyre.

Ai momenti kur Lazim Destani ngjitet në binë

Ai momenti kur Lazim Destani ngjitet në binë dhe bashkë me futbollistët ngritin lartë trofeun e titullit kampion. Vërtetë momente të bukura këto, me festën "kuqezi", që tashmë për të dytin vit me rradhë realitet po e bënë Shkëndija dhe "Ecolog" me në krye Haxhi Lazim DESTANIN….Urime Shkëndijë titulli kampion edhe nga infOSport.mk….

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Ndryshe sa i përket takimit të sotëm ndaj Akademia Pandev, i pari që shënoi ndaj kësaj skuadre ishte super talenti Arbin Zejnullai, i cili në minutën e 26-të shënoi një super gol me një goditje nga distanca.

Super gol i të riut Arbin Zejnullai, Shkëndija avanson ndaj Akademia Pandev

Super gol i të riut Arbin Zejnullai, Shkëndija avanson ndaj Akademia Pandev SHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 1:0(A. Zejnullai 26')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Ishte ky goli i vetëm i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa vetëm pas 6 minutave lojë në pjesën e dytë, Enur Totre nga brendia e zonës shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Denkovskit.

Shkëndija falë golit të Totre-s, dyfishon rezultatin ndaj Akademia Pandev

Shkëndija falë golit të Totre-s, dyfishon rezultatin ndaj Akademia PandevSHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 2:0(E. Totre 51')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Nuk vonoi shumë dhe Akademia Pandev me anë të Kristian Ivanov ngushtoi epërsinë e vendasve, të cilët megjithatë nuk u demoralizuan dhe në vazhdim të takimit shënuan edhe dy gola të tjerë.

Akademia Pandev ngushton epërsinë ndaj Shkëndijës

Akademia Pandev ngushton epërsinë ndaj ShkëndijësSHKËNDIJA -AKADEMIA PANDEV 2:1(K. Ivanov 52')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Pas një aksioni të gjatë Stenio Zhunior në minutën e 66-të shënoi një super gol në stilin “alla braziliançe”, duke bërë që tifozët të shpërrthejnë në festë.

Zhunior shënon në stilin "alla braziliançe"

Zhunior shënon në stilin "alla braziliançe"SHKËNDIJA – AK. PANDEV 3:1(S. Zhunior 66')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Mirëpo këtu nuk ishte fundi i golave të shënuar, pasi 6 minuta para fundit të takimit, Arbin Zejnullai shënoi edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për Shkëndijën, që në këtë mënyrë regjistroi edhe fitoren e 24-të sezonale, transmeton “infOSport.mk”.

Shkëndija shënon edhe golin numër 4 ndaj Akademia Pandev

Shkëndija shënon edhe golin numër 4 ndaj Akademia PandevSHKËNDIJA – AKADEMIA PANDEV 4:1(A. Zejnullai 84')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 19 май 2019 г.

Pas 35 xhirove Shkëndija numëron 79 pikë, 16 më shumë se Vardari i vendit të dytë, ndërsa Akademia Pandev mbetet në pozitën e 3-të me 57 pikë të tubuara.

Leave a Reply