Messi barazoi një rekord të vjetër 70-vjeçar

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, dje në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në La Liga kundër Eibar realizoi dy gola, duke mbyllur sezonin me 36 gola të shënuar në 34 ndeshje, sa ishte prezent. Kësisoj “pleshti” arriti që edhe për herë të 6-të, të shpallet golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit spanjoll, duke u barazuar me legjendën e Atletik Bilbaos, Telmo Zara, të regjistruar në fund të viteve të 40-ta. Është ky viti i tretë me rradhë që Lionel Messi shpallet “Këpuca e Artë” në La Liga.

Përveç kësaj, argjentinasi vendosi një rekord të ri, për diferencën më të madhe të golave ndaj ndjekësve më të afërt. Messi ka 15 gola më shumë se Suarezi dhe Benzema, që ndajnë vendin e dytë, me nga 21 gol të shënuar gjatë edicionit 2018/2019.

Leave a Reply