Lorik Cana, mysafir special i Lazim Destanit (FOTO)

Shkëndija të dielën pasdite festoi titullin e Kampionit për sezonin 2018/19 dhe në stadiumin e qytetit të Tetovës, kishte festë të madhe. Në ndeshjen e parafundit të sezonit, Shkëndija luajti ndaj Akademia Pandevit, ndaj të cilëve fitoi me rezultat 4:1, ndërsa në tribunën VIP kishte mysafir dhe njerëz special të numrit një të kompanisë “Ecolog” dhe Shkëndijës, Lazim Destani.

Njëri prej tyre ishte ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, që kishin ardhur së bashku me babain e tij për festën e kuqezinjëve. Ndërkohë në darkën e shtruar në Tetovë, prezent ishin edhe krerët e KF Partizanit të Tiranës./InfOSport.mk

Leave a Reply