Bazhe Ilijoski theu rekordin e Boshkovskit, futet në histori

Bazhe Ilijoski emrin e tij e ka shkruar në historinë e futbollit në Maqedoni, kur janë në pyetje golat e shënuar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e javës së 34-të kundër Sileksit në Kratovë, Bazhe Ilijoski realizoi golin e fundit të takimit, duke i siguruar në këtë mënyrë një pikë skuadrës së tij Pelisterit në barazimin 3:3.

Falë këtij goli Bazhe Ilijoski arriti në shifrën e përgjithshme prej 126 golave të shënuar gjatë karrierës së tij në futbollin elitarë, duke tejkaluar në këtë mënyrë sulmuesin legjendar të Sileksit, Zoran Boshkovski – Çoko, i cili kishte shënuar 125 gola.

Pjesën më të madhe të golave Bazhe Ilijoski i kishte shënuar me fanellën e Rabotniçkit, një pjesëë me atë të Metalrgut si dhe së fundmi me fanellën e Pelisterit.

Ndryshe ishte ky goli i 6-të i shënuar për sulmuesin shkupjan me fanellën e skuadrës nga Manastiri, në gjithsej 14 ndeshje të zhvilluara.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply