Ferhan Hasani rikthehet te Shkëndija! Ja çfarë thotë presidenti Bexheti

Ferhan Hasani edhe zyrtarisht ka përfunduar aventurën e tij me skuadrën e Al Raed nga Arabia Saudite, ndërsa menjëherë kanë filluar zërat rreth të ardhmes së tij. Dhe natyrisht kur bëhet fjalë për një fëmijë që është ritur te Shkëndija, ajo që të shkon fillimisht në mendje është rikthimi te skuadra e tij e zemrës, ndërsa në një pyetje të këtillë në emisionin “Zona gol” në Supersport, presidenti i “kuqezinjëve” nga Tetova, me përgjigje: “Nuk mund ta mohoj, por nuk mund të them asgjë për momentin. Hasani, ashtu si shumë të tjerë, janë në planet tona, por nuk mund të them më shumë tani”.

Hasani vitin e kaluar u largua nga Shkëndija, për t’iu bashkuar skuadrës arabe të Ala Raed, për të cilën skuadër në 24 ndeshje kampionale realizoi 2 gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply