Futbollisti kosovar, Besar Halimi, në sezonin e ri do të luaj në elitën e futbollit danez. Halimi që është në pronësi të skuadrës gjermane të Majncit, është huazuar te skuadra e njohur e Brondbit, e cila si duket nuk mundet të bëjë pa futbollistë shqiptarë, pasi edhe në të kaluarën te kjo skuadër kanë milituar emra futbollistësh si Ferhan Hasani, Riza Durmishi, Elbasan Rashani, etj.
Mësohet se mesfushori është huazuar për një vit, pasi te Majnci nuk kishte hapësira në ekipin e parë, ku nuk u aktivizua në asnjë ndeshje.
Halimi u grumbullua në dy përballje, ndërsa më pas është aktivizuar me ekipin e dytë në Ligën e tretë gjermane, ku zhvilloi plotë 24 ndeshje dhe realizoi dy gola.
Tashmë për të është hapur një faqe e re, ku do të ketë mundësinë ti dëshmojë cilësitë e tij në futbollin danez, mirëpo paraprakisht do të duhet të bind edhe trajnerin e Brondbit, Alexander Zorniger.