SKANDAL, futbollistët e KF Lugina sulmohen brutalisht nga kundërshtarët në kampionatin e Serbisë (FOTO)

Klubi i shqiptarëve “Lugina” nga Komuna e Preshevës është sulmuar brutalisht në Levosojë gjatë duelit të fundit kampional në Ligën e Rrethit të Pçinjes në futbollin e Serbisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Duket se ekipi vendas kishte orkestruar gjithë sulmin dhe ndër qëllimët kryesore të sulmit fizik ndaj klubit Luginës ishte dhe identiteti i shqiptarëve.

Përveçse u sulmuan futbollistët para dhe gjatë ndeshjes, ata për vazhdimisht u ofenduan në thirrje nacionaliste nga tifozët serb.

Kjo nuk është hera e parë që klubet shqiptare priten në forma të tilla dhe janë viktima të dhunës në futbollin serb.

Lugina ka mbetur ekipi i vetëm shqiptar që garon në futbollin serb për shkak të padrejtësive të mëdha që po iu bëhen tashmë e disa vite.

Më poshtë në mënyrë integrale mund ta ndiqni edhe kumtesën e plotë të klubit nga Presheva:

Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë!

Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .

Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.

Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.

Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.

Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme.

Klubi Lugina, do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi.

Leave a Reply