FC Shkupi shtron iftar të përbashkët, nderon edhe gazetarët sportiv

FC Shkupi ka mbledhur në një iftar të përbashkët klubin, stafin, bashkëpuntorët, puntorët sportiv si dhe gazetarët e sportit. 

Në iftarin e shtruar nga ana e klubit “bardhekaltër” në bashkëpunim me Komunën e Çairit, ishte i pranishëm edhe i pari i Çairit, Visar Ganiu si dhe ftyra tjera të njohura të sportit si dhe ish-trajneri i Shkupit, Ardian Nuhiu. 

Aksionari i klubit të Shkupit, Suat Alija, së bashku me drejtorin sportiv Omer Bunjaku dhe team menaxherin Ertan Demiri falënderuan të gjithë të pranishmit në këtë darkë iftari, njëherit të gjithë futbollistëve u dëshiruan pushim të mirë dhe suksese në prezantimin që do të kenë në garat evropiane.

Shkupi mbylli një sezon të suksesshëm në elitën vendore, duke siguruar një vend në garat Europiane gjatë kësaj vere. 

 

Leave a Reply