Ngjarje e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur sot në Prilep në një nga lokalet e këtij qyteti, kur futbollisti i Lids Junajtedit dhe reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioski është larguar nga punonjësit e lokalit, vetëm pasi këta të fundit e kanë kuptuar se është shqiptar.
Alioski me dy djemt e axhës janë ulur në një lokal të quajtur “La Strada” dhe vetëm pasi kanë bërë porosinë dhe gjithçka ka shkuar mirë, kanë arritur edhe prindërit e Ezgjanit me të cilët natyrisht janë përshëndetur dhe kanë folur në gjuhën shqipe. Si duket kjo iu ka penguar të punësuarve në restorant dhe kanë urdhëruar futbollistin bashkë me familjen që të lëshojnë lokalin me preteksin se paska qenë vendi i rezervuar edhe pse paraprakisht pa ndonjë paralajmrim të tillë kishin paralajmruar porosinë.
Më vonë futbollisti i nervozuar, duke u sqaruar se me çka meritova një sjellje të këtillë dhe duke u bërë me dije së bëhet fjalë për reprezentues të Maqedonisë, kanë tentuar të përmirësojnë gabimin se gjithçka qenka okej, ndërkohë që veq më Alioski dhe familja e tij kanë qenë jashtë restorantit.
Ky është një tjetër rast albanofobisë në këtë qytet të njohur nacionalist të vendit tonë, mirëpo është turp mënyra se si trajtojnë një lojtar të ekipit përfaqësueses.